Lista Serbe kërcënon kryeministrin Mustafa (Video)

Ditën e shtetësisë së Serbisë, 15 shkurtin, serbët në Kosovë këtë vit mund ta presin me një festë të madhe.

Përfaqësuesit e tyre politik kanë paralajmëruar aktin e themelimit të Asociaconit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Për këtë veprim të njëanshëm Lista Serbe i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës në rast se këta të fundit nuk ndërmarrin hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe.

E këto kushtëzime janë të papranueshme për ekzekutivin kosovar.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryemnistrit kosovar, megjithatë thotë se institucionet kanë detyrim krijimin e Bashkësisë së Komunave, por se puna nuk nis pa kthimin e Listës Serbe në kuvend e qeveri.

I  menjëherëshm ka qenë regimi i Listës serbe. Në një letër derguar Klan Kosovës, shefi i saj Slavko Simiq, thotë, se ata nuk e pranojnë këtë arsyetim qeveritar.

Sipas tij s’ka kurrëfarë lidhje mes kthimit të Listës në institucione dhe formimit të AKS-së. Simiq ka shtuar se qeveria e Isa Mustafës duhet të punojë me ekipin menaxhues dhe OSBE-në për të shkruar statutin e AKS-së.

Për këtë shkak Simiq ka shtuar se nuk i pranojnë më arsyetimet.

Në krejt këtë plan të ri të shpalljes së njëanshme të  themelimit të Asociaconit,deri në mes shkurt ,në rast se këtë nuk e bënë Qeveria e Kosovës, serbët e këtushmë , kanë marrë mbështetje nga Krerët e shetit të Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme