Regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga ‘luftëtarët’ kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka shpërthyer sot kundër politikanëve në vend, veçanërisht kundër kryeministrit Edi Rama.
Në një video të publikuar në faqen “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit”, Budina shprehet se kandidatët e dalë në lista, që u publikuan një natë më parë, janë “iça-piça”. Këtë term, ai e ka shpjeguar duke thënë më tej se, kështu i cilëson ata njerëz që ‘masturbojnë’ kur i përshëndet kryetari, kur u flet ai, sepse i vë në lista.
Budina u tregua i ashpër kur tha se kushdo që të vijë në pushtet, ai do të jetë në Opozitë dhe kundër tyre, aq më tepër në momentin që nuk do të shikojë se bëhet diçka konkrete për artin dhe kulturën në vend.
Pjesë nga fjala e Edmond Budinës:
Siç e shikoni, filluam pak me vonesë….domethënë dorëzuam edhe ne disa lista, siç e patë edhe vetë, u hap edhe susami mbrëmë. Jemi në rregull…Dorëzuam edhe ne ato listat tona. Ca të gëzuar, ca të hidhëruar, ca të qeshur. Edhe partia e tëmës së sëmës, partia e tëçkës së mëçkës e të tjera, i çuan kandidatët e tyre në komisionin zgjedhor domethënë. Problemi nuk është se sa të devotshëm janë një palë apo një tjetër, problemi është sa kriminelë ka një një krah e në një krah tjetër. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë. Mua më shqetësoi fakti që në të tërë këtë ishte fakti që një pjesë e këtyre njerëzve janë një tip “içi dhe piçi”. Do thotë dikush po ç’është ky? Po ja, janë këta parazitët që u lëpihen kryetarëve dhe shefave deri sa shkrihen fare…dhe marrin formën e enës, kanoçes që përdoret në qenefe e ku të duash. Masturbohen kur i përshëndet kryetari, shkrihen sepse ai i vë në listë. Këta janë e keqja më e madhe e këtij vendi.
Prandaj ne jemi këtu, nuk jemi për asnjë lloj interesi e për asgjë tjetër. Jemi këtu për të thënë që do të luftojmë dhe kushdo që do të vijë në pushtet, do të jemi të gjithmonë në Opozitë. Një vend mund të ecë përpara vetëm nëse mbështetet në shtyllat kryesore. Në momentin që nuk ka art dhe kulturë, vendi merr fund. Ne hodhëm një ide për kulturë, sepse asnjë nga këto partisë e tëmës e sëmës, nuk e ke përmend, sikur jemi këtu vetëm për tu nxjerrë sytë njerëzve e të narrijë mendjerja ngrohtë. Secili fut në xhepin e tij atë që i intereson dhe nuk do përkulen. E patë profetin tonë të kokoshakave? E parë se si u mek kur një gazetare i bëri pyetjen prej gazetareje të vërtetë, pse qysh tek, ai i tha dil jashtë. Kjo është ajo që bëjnë, na shkelin me këmbë, dhe mendojnë se mund të vazhdojnë të na sheklin. Edhe nëse Opozita bën këto gabime, për fat të keq do të na ketë përballë. Ne do jemi opozitarë. Ua kam thënë në sy, do të na kenë kundër. Nëse do të fusin militante dhe jo sipas meritokracisë, do na ketë kundër. Nëse nesër vazhdohet po njësoj, që të mos vlerësohet ndershmëria dhe qytetaria, lufta që kemi bërë deri tani, nuk do të jetë asgjë në lidhje me atë çfarë do të ndodhë.
(f.m/dosja.al)