Pas pak ditësh do të mundësohet qarkullimi nëpër rrugët e Londrës i Nissan Leaf, makinës me guidë autonome, pra pa shofer. Shtëpia japoneze njofton TechSot.al, ka anoncuar, për në fillim të shkurtit një seri testimesh demonstrative, për këtë lloj teknologjie në rrugët publike të kryeqytetit britanik, i pari i këtij lloji në Evropë.
Testimet me Leaf, do të vënë në provë sjelljen e teknologjisë së guidës autonome në një qytet kompleks si Londra. Gjithashtu mes të tjerash do të mundësojë krijimin e situatave reale të trafikut, dhe do përpiqet të manovrojë mes tyre.
Mes pasagjerëve të makinës do të jenë edhe teknikët dhe përfaqësues të qeverisë, përvec ekspertëve të sigurisë rrugore. Ky i programuar në Londër ëhstë vetëm një hap larg nga strategjia reale e Nissan që cilësohet nga ekspertët si largëpamëse.