LR-PDSH e shokuar me votimin e BDI dhe PDSH-së

Lëvizja për Reforma PDSH shpreh mbështetje të hapur dhe të padiskutueshme ndaj punës së Prokurorisë Speciale në RM, gjë që do të duhej të kishin bërë njëjtë edhe “dy fatkeqësitë” politike të shqiptarëve BDI dhe PDSH.
Këto dy parti, për të disatën herë na bënë të turpërohemi që ndajnë të njëjtin gjak, të njëjtin flamur dhe flasën të njëjtën gjuhë me Ne, me të burgosurit politik, dhe me  shqiptarët e pafajshëm që dergjin burgjeve.
Sot kur duhej të votohej Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, me ç’rast do ti hapej rruga për hetim efektiv të të gjitha proceseve të montuara politike dhe aferave kriminale, deputetët e BDI-së dhe PDSH-së “VOTUAN KUNDËR” me mos prezencë të koordinuar.
LR-PDSH është e palëkundur në mbështetjen ndaj Prokurorisë Speciale dhe njëkohësisht përsërit qëndrimin se të gjitha aferat, abuzimet, proceset e montuara politike dhe lëndët e hapura nga Prokuroria Speciale, duhet të efektuohen dhe të kenë epilog Gjyqësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme