Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu vazhdon të këmbëngul se Universiteti Nëna Terezë po fillon me të gjitha nishanet, pavarësisht mangësive të shumëta me të cilat ky Universitet po fillon vitin akademik. Mungesa e stafit të mjaftueshëm akademik, fillimi i vitit me vonesë, mungesa e një objekti dhe ndarja e hapësirave të një universiteti me një tjetër, janë vetëm disa nga mangësitë me të cilat ky universitet po fillon punën.
“E rëndësishme është që regjistrimet vetëmse kanë filluar nëpërmjet ueb faqes, studentët e kanë shtëpinë e tyre që don të thotë godinën e Universitetit të Europës Juglindore, kanë filluar gjithçka teknikisht të parapërgatitet, sa i përket çështjeve të regjistrimit besoj që deri në fund të javës do të mbarojnë të gjitha këto procedura”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.
I pyetur se a ka mbetur vonë ky universitet pasi në të gjitha universitetet tjera tanimë kanë filluar ligjeratat, ndërkaq në Universitetin “Nëna Terezë” akoma po vazhdon regjistrimi i studentëve, ministri tha se me rëndësi është që ky universitet ka filluar tashmë.
“Nuk besoj se jemi shumë vonë, e rëndësishme është që ky universitet ka filluar tashmë”, tha Lutfiu.
Ndërkaq, i pyetur se pas skandalit me këtë Universitet a e ka menduar dorëheqjen, ministri nuk e cilëson këtë aspak si skandal, madje pretendon se gjithçka po shkon në rregull.
SHENJA: Zotëri ministër, me gjithë ato mangësi që po fillon universiteti, nga shumica po cilësohet si një skandal. Ju a keni mendu të jepni dorëheqje pas këtij skandali?…
Ministri: Cilat janë ato skandale?
SHENJA: Gjithçka, duke fillu edhe me mangësitë duke e rreziku edhe Universitetin e Europës Juglindore, që edhe ajo është një skandal tjetër?
Ministri: Idea e shkrirjes unë e kam potencu që duhet të diskutohet më vonë, mirëpo duhet të vjen edhe nga vetë universitetet, në rast se ka një potencial të atillë atëherë do të dy institucionet ai i Europës Juglindore dhe i Nënë Terezës, ta hudhin idenë në letër dhe mandej le t’i japim një kahje dhe ndihmë politike, kështuqë nuk shoh as një rrezikim apo ndonjë skandal në këtë aspekt”.
Minsitri Lutfiu beson se ky universitet do t’i plotësojë nevojat e një arsimi cilësor dhe kualitativ.
“Përderisa e kemi hedhur si ide për një themelim të tillë, besoj se ka nëvojë për një arsim cilësor dhe kualitativ”, deklaroi Lutfiu.
Ndërsa për shkak të shpalljes më vonesë tëë konkursit për regjistrim të studentëve, deri më tani janë paraqitur vetëm 150 studentë, ndërkaq që duhet të jenë 1220 studentë.
“Deri më tash janë paraqitur 150 studentë, presim që ditët në vazhdim të kalohet ky numër dhe besoj se do të kemi mjaft studentë”, deklaroi Lutfiu.
I pyetur nëse për shkak të mangësive të shumëta a mund të prolongohet për vitin e ardhshëm fillimi I vitit akademik në këtë universitet, Luftiu tha se ky është një process i pakthyeshëm.
“Universiteti Nëna Teresë tashmë ka fillu, dhe ky është një process I pakthyeshëm për vitin tjetër, stafi akademik veçmë është themeluar, mbështetja e Kosovës nuk mungon kështuqë besoj që do të ja dalim”, tha Lutfiu.
Universiteti Nëna Teresë, do të fillojë punën brenda dy javëve, me një staf akademik prej fillimisht vetëm 45 personave, shumica e të cilëve duke e përfshirë edhe rektorin e këtij Universiteti kanë bagazh politik. Për shkak të mungesës së një objekti të vetin, do t’i shfrytëzojë hapësirat e Universitetit të Europës Juglindore.