LSDM-ja nesër i zyrtarizon listat e deputetëve, Muki dhe Edmon Ademi nuk janë askund!

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nesër do të mbajë Kongresin e 21. Kongresi do të mbahet në hotelin Aleksandar Palace në Shkup, me fillim në orën 14.

Mediat do të kenë mundësinë për të marrë pjesë në pjesën e parë të Kongresit, ndërsa pjesa e punës do të jetë me dyer të mbyllura, transmeton TetovaSot.
Sot, në LSDM ka pasur negociata intensive mbi atë se të cilët do të jenë në listë dhe si do të pozicionohen.
Sipas informatave jozyrtare PRSD-ja dhe PLD do të marrin dy pozicione të sigurta. Këto parti në zgjedhjet e mëparshme kanë nga tre deputetë.
Bartësit e listave janë Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, dhe tre pozicionet e tjera janë kandidatë të mundshëm Stevo Pendarovski, Renata Deskoska, Lupco Nikolovski, Damjan Mançevski, Peter Shilegov, Goran Sugareski, ndërsa Muhamed Zekiri dhe Edmond Ademi nuk janë askund, pritet të shihet deri nesër nëse do të futen në lista apo jo.