Kryeprokurori Aleksandër Lumezi në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, u kërkoi vartësve të tij ta kenë prioritet sivjet ndriçimin e vrasjeve të figurave publike, para, gjatë dhe pas luftës.
Ai foli edhe për luftën kundër korrupsionit. Tha se “korrupsioni nuk luftohet me premtimer, por me veprime të prokurorëve”.
“Vetëm kështu do ta largojmë përshtypjen për mosndëshkim të korrupsiomit”, tha Lumezi.
Ai e konsideroi sukses luftën kundër terrorizmit. Deklaroi se si rezultat i veprimeve të prokurorive është zvogëluar drastikisht numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftëra të huaja.
Ai foli edhe për aktakuzat, duke konstatuar se është përmirësuar cilësia e tyre, pasi 87 për qind të aktakuzave kanë përfunduar me dënime, raporton Kallxo.com.
Lumezi tregoi edhe numrin e lëndëve të zgjidhura vitin e kaluar.
“Prokuroria e shtetit ka zgjidhur 66,235 lëndë të natyrave të ndryshme. Kjo do të thotë 16,394 lëndë më shumë se që kemi pranuar vitin e kaluar”, tha Lumezi.
Ai megjithatë, tërhoqi vërejtjen se puna e kryer “nuk do të thotë se duhet të mbizotërojë vetëkënaqësia”