“Ma ke zënë vendin!”/ Sherr për parkimin e makinave, përplasen me shkop dhe grushte dy persona në Durrës

Një sherr për vendparkimin e automjeteve është regjistruar këtë të diel në Durrës. Policia njofton se 32-vjeçari E.M., është konfliktuar për parkimin e mjetit me qytetarin me iniciale A.A.

Ai çka nisi si përplasje verbale, ka degraduar në përdorimin e shkopinjve të drurit, ku qytetari A.A, ka goditur 32-vjeçarin me shkop druri, kurse ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke me grushte.

Pasi morën denoncimin për sherrin, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Durrës-Informacion

Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.

Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri  ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.

Shërbimet e Policisë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme