Makina del nga rruga në Tiranë/ Humb jetën pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.


Policia njofton se ngjarja është shënuar në Pezë Helmës, ku shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë në vend pasagjeri në mjeti, si dhe është plagosur rëndë shoferi.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme