Interesi i qytetarëve çekë për të vizituar Sarandën në çdo stinë të vitit ka sjellë nevojën e ngritjes së një konsullate në qytetin bregdetar.
Për herë të parë, Çekia ka hapur një konsullatë për Jugun e Shqipërisë në Sarandë. Në cerëmoninë e oganizuar për këtë rast, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, u prezantua Lolita Poda si konsulle e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
Verën e kaluar ra në sy interesi i dukshëm i shtetasve nga Çekia për të vizituar Sarandën dhe pjesën jugore të Shqipërisë. Mesatarisht janë rreth 15 mijë qytetarë çekë që zgjedhin çdo vit Shqipërinë si destinacion turistik.



