Malazezët e Kosovës kanë mirëpritur takimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq që u mbajt dje në Shqipëri ku temë diskutimi ishte Demarkacioni.
Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq me anë të një deklarate për media është shprehur se takimi i dy kryeministrave, jo vetëm që është një konfirmim i marrëdhënieve miqësore midis dy popujve dhe dy shteteve por është edhe “një konfirmim i qartë i aspiratës së përbashkët për të arritur vlerat civilizuese dhe qëllimet strategjike të njëjta” .
“Një marrëdhënie e tillë e përplot respekt dhe mirëkuptim e cila në vazhdimësi që shfaqin të dyla palët , është një model se si ata duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj dhe themelet e një paqeje të qëndrueshme në rajon”.
“Prandaj, ne si malazezë të Kosovës jemi krenar për të dyja vendet”, ka thënë mes tjerash ai, transmeton Klan Kosova.