Maldini tregohet strateg, synon yllin e Tottenham

Milan pritet ta transferojë yllin e Tottenham.

Rosonerët për shopping te Spurs.

Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në tetë ndeshje kanë pësuar pesë humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.

Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.

Në San Siro pritet revolucion i vërtetë, ndërsa sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.

Siç raporton, Calcio Mercato, Milan synon transferimin e sulmuesit të Tottenham, Lucas Moura.

Braziliani ka luajtur vetëm 314 minuta këtë sezon dhe nuk bën pjesë në planet e Contes.

Mouras i skadon kontrata me Spurs në fund të sezonit dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme