Man United – Neymar, eksperti i transferimeve jep lajmin e keq!

Man United nuk ka nisur bisedimet për transferimin e Neymarit

Manchester United duket se nuk është i interesuar për Neymarin, të paktën deri më tani.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, nuk ka negociata mes klubit anglez dhe Paris Saint-Germainit për sulmuesin brazilian.

Romano raportoi se nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj, të paktën nga ana e pronarëve ose bordit aktual.

PSG-ja e ka diskutuar tashmë brenda klubit largimin e Neymarit, për të cilin kërkojnë një zgjidhje në verë.

“L’Equipe” raportoi të hënë se Manchester United ka nisur bisedimet me parisienët rreth transferimit të mundshëm të 31-vjeçarit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës besohet se është i hapur për t’u larguar nga “Parc des Princes”, pasi nuk ndjehet më i lumtur atje.

Në anën tjetër, edhe PSG-ja është e gatshme për ta shitur atë në afatin kalimtar të verës.

Për Neymarin thuhet se interesim kanë shfaqur edhe Chelsea e Newcastle United.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme