Maqedoni: Gjykata Kushtetuese ka hapur 15 lëndë me iniciativë të saj, në fokus puna e disa komunave

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 10-të në të cilën është paraparë të diskutohen 15 lëndë të cilat Gjykata i ka formuar me iniciativë të saj, ndërsa i referohen dispozitave të rregullores për punën e 15 komunave.

Siç informojnë nga Kushtetuesja, këto lëndë i kanë formuar për shkak të indikacioneve se komunat dolën jashtë kompetencave të tyre duke i dhënë mundësinë Këshillave që të japin interpretim autentik të vendimeve që marrin vetë.

“Para Gjykatës do të diskutohen dispozitat nga rregullorja për punën e komunave të Krushevës, Pllasnicës, Kriva Pallankës, Gostivarit, Kërçovës, Kavadarit, Strumicës, Bogdancit, Bogovinës, Zhelinës, Haraçinës, Debërcës, komunës Konçe, Petrovecit, Sarajit”, thuhet në kumtesën e Kushtetueses.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme