Maqedoni: Këto janë të gjitha komunat ku votohet më 31 tetor

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të votohet në 44 komuna.

Në rrethin e parë komuna kanë fituar VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI.

VMRO-DPMNE ka fituar komunat si: Aerodrom, Bosillovë, Butel, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Gradsko, Zërnovci, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sveti Nikollë, Sopishtë dhe Shtip.

LSDM ka fituar në komunat si: Berovë, Bogdanci, Vallandovë, Dellçevë, Dojran, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë dhe Strumicë.

BDI ka fituar në komunat si Likovë dhe Saraj.

Në rrethin e dytë do të votohet në komunat si: Haraçinë, Manastir, Bogovinë, Bërvenicë, Vasillev, Vevççan, Vrapçisht, Gjevgjeli, Gostivar, Debarcë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dollnen, Zhelinë, Zellenikovë, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Mekedonski Brod, Novo Sellë, Ohër, Pehçevë, Probishtip, Radovish, Rankovc, Resnjë, Rosoman, Nagoriçani i Vjetër, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Oblleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Qyteti i Shkupit.

Ankesa për votim të listave të kandidatë për kryetar komune deri te KSHZ ka për komunat e Dibrës, Shuto Orizares, Pllasnicës dhe Kisella Vodës.

Derisa ankesat për votim të listave të kandidatëve për këshilltarë komunalë ka për Dibrën, Shuto Orizaren, Llozovën, Tetovën, Pllasnicën, Shtipin dhe Kisella Vodën./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme