Maqedonia hedh në treg kartmonedhën “Nënë tereza”

Banka e Maqedonisë së shpejti pritet të hedhë në treg një kartmonedhë të re, ku në qendër të saj do të jetë figura e shenjtores “Nënë Tereza”.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se në shtator të këtij viti, do të hidhet në qarkullim monedha 100 denarë .

Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë. Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave. Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe viti “2016“ , i cili është  viti i shenjtërimit të saj. Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme