Mariq: S’ka ekipe të dyfishta për Asociacionin

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq ka thënë se nuk ka ekipe të dyfishta për ta bërë Statutin e Asociacionit të Komunave serbe si dhe arsye që do të pengojnë këtë punë.

Sipas tij, është e pakontestueshme se ky ekip është një dhe se për punën e tij është i rëndësishëm vullneti politik, njofton Klan Kosova.

“Ekziston vetëm ajo që quhet ndihmë profesionale dhe financiare që Ekipi Menaxhues ta përmbush detyrën e saj”, tha mes tjerash Mariq për RTS, transmeton Klan Kosova.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës po ashtu theksoi se Ekipi Menaxhues tashmë ka filluar punën si dhe do t’i ofrohet mbështetje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme