Manhatan, jeta e re e “World Trade Center” (Foto)

Hotele, restorante, atraksione dhe transporte avangarde, kanë rikthyer vlerën e lagjes më të famshme, 15 vjet pas tragjedisë së 11 shtatorit.

Thuajse 15 vjet pas atentateve të 11 shtatorit 2011, në vendin e tragjedisë, ka lindur një “Lower Manhattan” plotësisht i shndërruar.

Në vitet e fundit, lagjja ka qenë protagoniste e një rilindjeje të rëndësishme, që ka parë hapjen e një hoteli luksoz, butikë, restorante të shtrenjta dhe atraksione rekord.

 “Lower Manhattan” konfirmohet kështu një nga lagjet më të vizituara të qytetit dhe e pasur me takime të rëndësishme. Ja një guidë e shpejtë dhe disa detaje të padëgjuara më parë.

W222

Atraksione dhe kulturë – Kush viziton “Lower Manhattan” do të gjejë një sistem të ri kulturor dhe atraksione në çdo pjesë të lagjes.

Pikë kryesore e rinovimit të zonës është “One World Trade Center”, e cila me 541 metra lartësi është ndërtesa më e lartë e hemisferës perëndimore, përveç se selia qendrore e “One World Observatory” e përuruar në maj 2015.

Në kujtesë të 15-vjetorit të atentateve të 11 shtatorit, “National September 11 Memorial & Museum” ka përuruar në 12 shtator “Rendering the Unthinkable: Artists Respond to 9/11”. Në pranverën e vitit të shkuar është hapur për publikun në “Battery Park”, “SeaGlass Carousel” (karosel ujor) dhe është zgjeruar “Ellis Island National Museum of Immigration” në Nju Jork Harbor.

W333

Edhe “South Street Seaport” është duke u rinovuar, me përurimin e një kinemaje të re ‘iPic’, e parashikuar në 7 tetor si dhe rihapja e “South Street Seaport Museum” në dimrin e ardhshëm dhe një kompleks i ri tregtar me më shumë se 27 mijë metra katrorë.

Shooping” – “Lower Manhattan” është djepi i tendencave të reja dhe të firmave më të mëdha të modës në botë. “Fulton Center”, ofron një zgjedhje të pasur të prodhimeve të bëra me dorë të markave si “NYS Collection”, “Moleskine” e “Tiecoon”.

W444

“Brookfield Place” e hapur pranë lumit “Hudson”, pret shtëpitë më të mëdha të modës, si “Diane von Furstenberg”, “Michael Kors”, “Lululemon” dhe “Saks Fifth Avenue”, me këtë të fundit me thuajse 8 mijë metra katrorë, e cila do të hapet në muajin e ardhshëm.

Sapo është përuruar në të vërtetë “Westfield World Trade Center” me 60 dyqane dhe 40 të tjera të cilat pritet të hapen në fund të vitit, në 33 mijë metra katrorë. Mes markave të prezantuara deri tani, kanë qenë të pranishme “Apple”, “Under Armour”, “Kate Spade” e “Lacoste”.

W555

Restorante – Shefa me famë botërore, koncepte të reja dhe restorantet më të mira të qytetit: janë vetëm disa nga shembujt e përvojës gastronomike për t’u provuar në “Lower Manhattan”.

Në “Brookfield Place” vizitorët mund të shëtisin në “Le District”, e cila është frymëzuar me një stil të një tregu francez dhe që ofron tre restorante dhe katër bar-restorante, ku mund të konsumohet mish, djathë dhe shumë të tjera. Mbi zonën e “District”, gjendet “Hudson Eats”, që propozon pjatat më të famshme lokale të njujorkezëve, si “Mighty Quinn’s Barbeque” dhe snack bar “Num Pang”. Një tjetër zonë gastronomike e qytetit është edhe “Shake Shack” e cila ka pak që është hapur pranë “Fulton Center”.

W666

Ndërkohë “Eataly NYC Downtown” është përuruar këtë muaj në “4 World Trade Center”.

Në brendësi të saj mund të ndalohet për një pije aperitiv ose të ulesh në restorantin e kuzhinës italiane tipike të jugut, të pihet një kafe, apo të hahet një briosh.

“Pier A Harbor House”, i hapur vitin e shkuar në “Battery Park”, është një ndërtesë dikur e dedikuar pritjes së emigrantëve, e shndërruar në ditët e sotme në një restorant ku pihet birrë, me kuzhinë peshku dhe hapësira për evente private me pamje nga Statuja e Lirisë.

W777

Transporti – Zhvillimi i “Lower Manhattan”, është shoqëruar nga përmirësime të ndryshme në transportin e lagjes.

“Fulton Center”, i hapur në nëntor 2014, është një qendër tregtare dhe një nyjë e rëndësishme hekurudhore, që lidhet me linjat e reja të metropolitanes MTA dhe me pesë stacione metroje, duke transportuar kështu më shumë se 300.000 persona në ditë. “World Trade Center Transportation Hub”, i kompletuar majin e shkuar, lidh 11 linja metropolitane, trenat e PATH për Nju Xhersi, “Battery Park City Ferry Terminal”, “Brookfield Place” e “World Trade Center complex”. /GSH/