Marrëveshje milionëshe Kosovë-Francë për ujërat e zeza

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje 66 milionë euroshe për fabrikën për përpunim të ujërave të zeza për Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Avdullah Hoti, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.
Hoti ka thënë se fabrika do të ketë kapacitet të trajtimit të ujërave për një territor të populluar me rreth 500,000 banorë.
“Normë simbolike të interesit 0.036%, grejs periudhë 5 vite dhe 25 vite kthim efektiv të kredisë. Bazuar në Studimin e Fizibilitetit për këtë projekt, i cili është kompletuar në fund të vitit 2012 nga Komisioni Evropian, rezulton se përfitimet do të jenë të shumta qoftë për ambientin, mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë e vendit në përgjithësi”, ka shkruar Hoti.
“Studimi i Fizibilitetit ka rezultuar në një raport Benefit/Kosto 2.5. Kjo nënkupton se për çdo euro të investuar në këtë projekt kthimi përgjatë jetës së projektit do të jetë më shumë se dyfishi i investimit”, ka njoftuar ministri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme