Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 11:32
Deklarata e ish-liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi se do të mundë të nxiste një luftë me shtetin fqinj, vlerësohet si e pamatur dhe joserioze.
Analisti politik Halil Matoshi ka deklaruar se jo vetëm Kurti po çdokush që shfaqet me retorikaluftënxitëse të shekullit të kaluar, nuk duhet marrë seriozisht, madje sipas tij, as Kurti vetë nuk e ka pasur seriozisht në momentin kur e ka bërë këtë deklaratë.
“Ai po tenton të shkaktojë frikë në pushtet dhe të mobilizojë njerëz për kauzat e tij shpesh të paqarta, mirëpo ato thjesht janë retorika të forta dhe në thelb boshe.
Mali i Zi e ka njohur shtetin e Kosovës dhe marrëdhëniet mes tyre janë solide, dhe besoj se kontesti aktual rreth demarkacionit nuk do të ndikojë në fqinjësinë e mirë”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se Kurti ka bërë një marrëzi, transmeton “Zëri”. /sakte.net/