Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se shpreson që BE-ja t’i përgjigjet pozitivisht ofertës së saj për Brexit.
“Shpresoj që BE-ja t’i përgjigjet pozitivisht, që ne të mund të përparojmë bashkë dhe të arrijmë në të ardhmen në marrëveshjet më të mira të mundshme, që janë të dobishme si për qytetarët britanikë ashtu edhe për ata të 27 vendeve anëtare të BE-së”, theksoi ajo pasi mbërriti në samitin evropian të Goteborgut që i dedikohet çështjeve sociale.
Nga ana tjetër presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ushtroi presion sot mbi kryeministren britanike, Theresa May duke theksuar se “ka ende punë për të bërë, që të arrihet një marrëveshje në fazën e parë të negociatave mbi Brexit në dhjetor”.
May bën pjesë në 25 krerët e BE-së, të pranishëm në samitin social të Goteborgut, që i dedikohet çështjeve sociale.