“Mbledhjet mes dy qeverive vetëm për fotografi, s’kanë asgjë përmbajtësore”

Më shumë formë se sa përmbajtje janë mbledhjet mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, sipas avokatit Dastid Pallaska.

Në debatin në Rubikon të KTV-së për marrëveshjet e arritura dhe çka sjellin ato, ai tha se përveç mundësisë për realizimin e fotografive historike, nuk mund të flitet për asnjë marrëveshje përmbajtësore.

E vetmja marrëveshje përmbajtjesore është ajo për mallrat veterinare, sipas tij.

“Mbledhjet në përmbajtje s’ofrojnë kurrgjë. Por e kemi një kryeministër në Shqipëri që e ka kuptuar rëndësinë e rrjeteve sociale dhe perceptimit dhe po e shfrytëzon këtë”, ka thënë Pallaska.Ai përmend marrëveshjet me Maqedoninë, për çka mendon se tregojnë një formë krejtësisht më të rëndësishme se sa ato më Shqipërinë.

“Me Maqedoninë kemi 11 marrëveshje të ratifikuara, ku hyn ajo për ekstradim, pra janë marrëveshje shumë më të rëndësishme”, ka thënë ai.

Njëjtë thotë edhe avokati, Besnik Berisha.

Sipas tij, mbledhjet duhet të mbahen mirëpo forma e tillë nuk është asgjë tjetër përveç popullizëm.

“Nuk është e arritur të takohesh me Edi Ramën në Shqipëri por me Trumpin. S’po mund të bësh foto me Merkelin, hajde të bëjmë foto me Edi Ramën”, përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme