Gazetar: Zekirija Haxhiu
Debati kuvendor për interpelancën ndaj punës së kryeprokurorit shtetëror, Lupço Kocevski është caktuar për më 29 korrik. Interpelanca do të jetë si pikë e parë e seancës së 64. Kjo seancë, është e parafundit para se deputetët të shkojnë në pushime në fillim të gushtit. Interpelanca ndaj Kocevskit ishte ngritur nga opozitarja “E Majta”, në fund të qershorit për shkak të siç theksonin jofunksionalitetit dhe ndikimeve politika mbi punën e Prokurorisë Publike. Ndikimet sipas “Të Majtës”, kishin të bëjnë me hetime selektive për zjarrin në Koçan, ndikim në punën e Prokurorisë, kaos i funksionimit në Prokurorinë Publike dhe mos veprim ndaj objekteve pa leje në Shkup. Për Kocevskin, interpelanca paraqet sulm mbi punën e Prokurorisë Publike. Akuzat e “së Majtës” thotë se janë të pa argumentuara dhe politike.
“Procedura për përgjegjësinë e prokurorit publik është e rregulluar me “lex specialis”, gjegjësisht me ligjin e Prokurorisë Publike dhe nuk parasheh mundësi për përgjegjësi politike siç është interpelanca. Kjo është kështu që të garantohet funksioni i prokurorit publik që udhëheqë me organin e vetëm autonom, i pavarur në veprim dhe vendim marrje. Kësaj interpelance i jepet trajtim si çdo interpelance tjetër për përgjegjësi të funksionarëve politikë, që në thelb tregon mos njohje të mjaftueshme të parashtruesve për autonominë e pushtetit të tretë”, tha Lupço Kocevski.
Sa i përket Koçanit, prokurori njofton se është vepruar vetëm në bazë të dëshmive. Të dyshuarit nuk dallohen nëse janë anëtarë të VMRO-së, LSDM-së, BDI-së, së Majtës, maqedonas, shqiptarë, turq apo romë, burra apo gra e në asnjë bazë tjetër.
“Me përgjegjësi them se në asnjë moment nuk ka ekzistuar përpjekje për ndikim politik. Procedura për shkarkimin tim ishte njëlloj e pabazë si kjo interpelancë. Që nga momenti i parë i dorëzimit të nismës për shkarkim deri sot, vërtetoj se nuk kam kryer asnjë shkelje disiplinore e cila do të ishte bazë për procedurë të tillë. Këtë e konfirmoi edhe Këshilli i Prokurorëve Publik i cili dha mendim negativ për iniciativën e shkarkimit tim”, tha Lupço Kocevski.
Sa i përket objekteve pa leje, Kocevski njofton se Prokuroria ka hapur hetime si në Çair ashtu edhe në komunat tjera, e madje janë ngritur edhe akuza. Kocevski kërkon nga “E Majta” të tërheqë të gjitha spekulimet për presion sepse nuk kanë asnjë bazë. Për Kocevskin edhe më parë ishte paralajmëruar interpelancë por nga VMRO-DPMNE. Megjithatë, pasi ndodhi tragjedia në Koçan, pushteti hoqi dorë nga kjo ide me arsyetimin se mund të pengohen hetimet për të dyshuarit./Alsat.mk
VIZARTAT MKD:
Постапката за одговорност на Јавниот обвинител на Република Северна Македонија е уредена со lex specialis, односно со Законот за јавното обвинителство и не предвидува можност за политичка одговорност каква што е интерпелацијата. Тоа е така за да се гарантира функцијата на Јавниот обвинител кој раководи со единствен и самостоен орган, независен во постапувањето и одлучувањето. На оваа интерпелација и се дава третман како и на секоја друга ваква постапка за одговорност на политички функционер, што во основа покажува недоволно разбирање на подносителите за самостојноста на третата власт.
Одговорно тврдам дека во ниту еден момент не постоел таков обид за политичко влијание. Постапката за мое разрешување беше исто толку неоснована како и оваа интерпелација. Јас од првиот момент на поднесување на иницијативата за разрешување до денес најодговорно тврдам дека не сум сторил никаква дисциплинска повреда која би била основ за таква постапка. Тоа го потврди и Советот на јавните обвинители кој даде негативно мислење за иницијативата за мое разрешување.




