Një pjesë dërmuese e qytetarëve nuk respektojnë masat për të mos lëvizur në temperatura të larta

Gazetare: Melihate Rustemi

Shatërvanët e vendosur në pika të caktuara të qytetit janë shpëtimi i vetëm i qytetarëve për tu freskuar momentalisht në temperaturat ekstrem të larta që tashmë disa ditë kanë përfshirë vendin tonë. Pavarësisht rekomandimeve për tu mbrojtur nga i nxehti, thuajse në gjithë Qytetin e Shkupit qytetarët lëviznin lartë e poshtë për të përfunduar obligimet e tyre, qoftë të punës ose edhe ato personale.

“Zakonisht e bëj një xhiro dhe kthehem në shtëpi, si një pensionist. Banesa është e madhe, vetëm kur bën shumë nxehtë e lëshoj kondicionerin në të kundërtën s’ka nevojë. Këtyre ditëve bëni kujdes me ushqimin? Po, patjetër. Çfarë konsumoni më shumë? Kryesisht peshk”, tha qytetar.

“Shumë nxehtë, patjetër të qëndrojmë këtu. Dolët për punë ose për shëtitje? Kishim pa punë dhe po pushojmë pak. Deri tash mirë jemi, kemi mbi 76 vjet. Deri në sa ora do të qëndroni jashtë, do të ktheheni më herët në shtëpi? Për gjysmë ore do të kthehemi”, tha një qytetar.

Disa qytetarë të tjerë thane se në këto temperatura mbi 40 gradë madje nuk ndihmojnë as syzet për diell e as kapela.

“Sa ujë konsumoni gjatë ditës? 2-3 litra, aq sa jam e etur. A shkoni diku për punë ose po ktheheni në shtëpi? Po shkoj ta marr mbesën nga kopshti. Shumë nxehtë, e tepruar. Nuk po ndihmojnë as kapela e as syzet për diell”, tha një qytetare.

“Konsumoj ushqim të freskët. Kur e ngas biçikletën e vizitoj çdo çezmë. Sa mund të qëndroni jashtë ose keni kujdes? Vapa më pëlqen por kryesisht konsumoj mjaftueshëm ujë, mirëpo deri në 2-3 orë qëndroj. Në shtëpi duhet, me kondicioner”, tha një qytetar.

Sipas sinoptikëve, moti përvëlues deri në 45 gradë do të na shoqëroj deri të dielën pas çka do të pasojnë erëra të forta në disa vende, kryesisht nga jugperëndimi. Sinoptikët thanë nga java e ardhshme do të vijoj mot i ndryshueshëm dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave të hënën dhe të martën./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme