Mehaj: Ushtria jonë është ngritur me mbështetjen e SHBA-ve

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka reaguar përjashtimin të Forcës së Sigurisë nga ushtrimet “Defender 23”.

Mehaj tha se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë.

“Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje”, tha Mehaj.

Ai shtoi vetëm me anëtarësimin e Kosovës në NATO mund të kemi paqe të qëndrueshme.

“Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim”, theksoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme