“Po ia fillojmë menjëherë”. Me këto fjalë kancelarja gjermane Angela Merkel i ka pritur gazetarët e «Der Spiegel» në intervistë. Shumica e mediave në Gjermani shtrojnë pyetjen nëse është i drejtë vendimi i Angela Merkel për të kandiduar për herën e katërt për postin e kancelares.
Fizikania Merkel, e brumosur me etikën protestante të punës, i tha «Der Spiegel» se deri në nëntorin e kaluar kishte menduar nëse do të kandidonte sërish dhe në fund kishte ardhur në përfundim se «jam si deri më tani kureshtare – ndaj njerëzve dhe mbi atë se si po ndryshojnë jeta dhe vendi, dhe ndaj detyrave, të cilat i parashtron politika. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja: që të mos besosh se i di të gjitha». Në pyetjen e gazetarëve se çfarë mekanizma shfrytëzon për t’i ikur mendjemadhësisë dhe varësisë nga pushteti, Merkel u përgjigj shkurt: «Lexoj artikuj kritik në shtyp».
Në vijim ajo shtoi: «Si kancelare unë jam nën vëzhgim të përhershëm të opinionit publik dhe të mediave – dhe kështu duhet të jetë. Për mua me rëndësi janë bashkëpunëtorët, të cilët qartë më thonë se si i shohin gjërat. Një indikator tjetër i rëndësishëm është atmosfera në qarkun tim zgjedhor. Kur jam atje, dhe atje jam shpesh, askush nuk është i emocionuar apo i habitur që po takon kancelaren. Aty menjëherë më tregojnë se çka po ecën mirë dhe çka jo».
Këtë të diele Merkel do të marrë pjesë në duelin televiziv me sduesin e saj nga Partia Socialdemokrate, Martin Schulz. Kancelarja është e bindur se ky format televiziv është i rëndësishëm dhe rast për miliona shikues që ta kenë të qartë se «çfarë politike ofrojmë Martin Schulzi dhe unë në katër vitet e ardhshme». Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 24 shtator. Anketat parashohin një tore të partisë konservatore CDU të kancelares Merkel./dialogplus.ch



