Merkel thotë se Evropa nuk mund të mbështetet në Amerikën e Trumpit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka sugjeruar se vendi i saj dhe Evropa nuk mund të mbështeten më në Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trumpit.

Duke folur në një fushatë në Bavari, Merkel theksoi nevojën për marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Rusinë, transmeton Express.

Por, ajo shtoi: “Ne, evropianët, duhet vërtet ta marrim fatin tonë në duart tona.”

Ajo ka thënë se kohërat kur ata mund të llogarisin plotësisht në tjerët kanë mbaruar disi.

“Kohërat në të cilat ne mund të llogarisim plotësisht në tjerët kanë mbaruar disi, siç edhe e kam përjetuar në ditët e fundit,” ka thënë Merkel.

Komentet e saj vijnë pasi Trump tha se ka nevojë për më shumë kohë për të vendosur nëse SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë marrëveshjen e Parisit për klimën, gjë që i ka irrituar diplomatët evropianë.

Qëndrimi i Trump e ka bërë Merkelin që t’i përshkruajë si të pakënaqshme bisedimet e grupit G7 për ndryshimin klimatik.

“Nuk ka indikacione nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë apo jo në Marrëveshjen e Parisit,” ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme