Mesazhi i fortë i kryediplomatit gjerman për Fiter Bajramin: Është e rëndë të shohësh që…

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas teksa uron besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, shumë njerëz i kanë përjetuar si veçanërisht të dhimbshme kufizimet e kontakteve për shkak të pandemisë.

Ai shkruan gjithashtu se është e rëndë të shohësh që armëpushimi humanitar i thirrur prej Kombeve të Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua as në muajin e Ramazanit në shumë kënde të botës.

Reagimi i plotë i publikuar nga ambasada gjermane në Tiranë:

Ministri i Jashtëm Maas prëcjell urime me rastin e mbylles së agjërimit (Eid al-Fitr)

Të gjithë myslimaneve dhe myslimanëve u uroj Eid Mubarak, një festë të bekuar në mbyllje të agjërimit!

Ramazani, Muaji i Agjërimit, tradicionalisht është jo vetëm një periudhë e tërheqjes brenda vetes por karakterizohet edhe nga bashkimi me miq e familjarë, bujaria në komunitet dhe lutjet e përbashkëta. E di që kohët e fundit shumë njerëz i kanë përjetuar si veçanërisht të dhimbshme kufizimet e kontakteve për shkak të pandemisë. Por nga kjo situatë e vështirë kanë lindur e janë rritur edhe shumë gjeste kreative dhe bujare, që kanë dhënë shpresë.

Në të njëjtën kohë është e rëndë të shohësh që armëpushimi humanitar i thirrur prej Kombeve të Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua as në muajin e Ramazanit në shumë kënde të botës. Në disa syresh tentohet në mënyrën më të pamëshirshme të përmbushen fakte ushtarake nën hijen e krizës së Corona-virusit. Kjo frymëmarrje do të kishte qenë aq urgjentisht e nevojshme pikërisht për njerëzit në rajonet e prekura rëndë prej vitesh tanimë nga luftrat dhe konfliktet. Qeveria Federale nuk do të ngadalësojë angazhimin e saj mbarëbotëror në funksion të zgjidhjes së konflikteve dhe menaxhimit të pasojave të krizës së Corona-virusit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme