Mësoni se në cilat komuna dhe vende u vranë më së shumti ushtarë dhe civilë serbë

Rreth 13 mijë e 500 njerëz humbën jetët në luftën që filloi më 22 shkurt të vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Lufta zgjati deri më 11 qershor 1999.

Në vitin 2015, Fondi për të Drejtën Humanitare prezantoi Librin e Kujtimit të Kosovës (LKK) mbi të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Sipas bazës së të dhënave të LKK, gjatë luftës në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz. Deri te këto të dhëna FDH thoshte se kishte arritur në bazë të analizës së 31.600 dokumenteve nga burime të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga një numër i madh i deklaratave të viktimave dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës.

Sipas FDH-së, Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të viktimave, me 10.812, serbët 2.197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë i përbëjnë 526 viktima.

Nga të gjitha viktimat, në bazë të raportimeve të ndryshme mendohet se 2,400 viktima ishin pjesëtarë të UÇK-së. Pas luftës në Kosovë mbi 5,000 njerëz mbetën të zhdukur, fati i të cilëve është zbardhur pjesërisht, sepse ka ende shumë persona për fatin e të cilëve nuk dihet ende. Është raportuar se edhe në këto ditë, 19 vite pas luftës, të zhdukur mbeten ende rreth 1,600 persona.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka përpiluar lista për vrasjet e ushtarëve dhe civilëve shqiptarë e serbë, duke i ndarë në bazë të komunave dhe vendeve të ndryshme të Kosovës, Serbisë, Shqipërisë e Malit të Zi, shkruan Periskopi.

Nëse i shohim statistikat e humbjeve të civilëve shqiptarë në bazë të komunave, del se territori i Gjakovës ka pasur humbjet më të mëdha. Sipas FDH-së, në Gjakovë kanë mbetur të vrarë 1,022 civilë shqiptarë. Pas Gjakovës renditet Skënderaj me 984 të vrarë, Gllogovci me 804, Rahoveci me 724, Peja me 561, Prishtina me 466, Prizreni me 464, Vushtrria me 451, Suhareka me 434, Mitrovica me 417.

Lista për humbjen e civilëve shqiptarë sipas komunave:

Ndërkaq, me vrasjen e civilëve serbë prin Komuna e Prishtinës, ku të vrarë kanë mbetur 130 civilë serbë. Komuna e dytë në listë është ajo e Gjilanit me 98 serbë të vrarë, Prizreni me 80, Peja me 79, Rahoveci me 71, Gjakova me 61, Klina me 56, Lipjani me 43, Suhareka me 40 dhe Istogu me 39.

Lista për humbjen e civilëve serbë sipas komunave:

Nëse i shohim statistikat e vrasjeve të ushtarëve shqiptarë dhe serbë, më e dëmtuara sërish del Gjakova, shkruan Periskopi.

Sipas listës së FHD-së, në Gjakovë kanë humbur jetët 361 ushtarë të UÇK-së, në Deçan 212, në Prizren 185, në Skenderaj 166, në Gllogoc 156, në Pejë 111, në Istog 109, në Rahovec 102, në Suharekë 97 dhe në Kaçanik 83.

Lista për humbjen e ushtarëve shqiptarë sipas komunave:

Humbjet më të mëdha ushtarake forcat serbe i kanë pësuar në Gjakovë, aty ku kanë humbur 151 ushtarë. Në Gllogoc kanë humbur jetët 97 ushtarë serbë, në Prizren 74, në Skënderaj 69, në Prishtinë 59, në Suharekë 53, në Deçan 53, në Pejë 46, në Malishevë 40 dhe në Podujevë 33.

Duke mos përfillur komunat territoriale por vendet, sipas statistikave, ushtria serbe si dhe UÇK-ja humbjet më të mëdha ushtarake i kanë pësuar në Koshare, aty ku është zhvilluar Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”. Në këtë betejë, që njihet si ndër më të përgjakshmet të luftës së fundit, kanë gjetur vdekjen 155 ushtarë të UÇK-së dhe 81 ushtarë serbë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

Popullata shqiptare, si viktimë e luftës që ishte nisur nga ushtria serbe, shpalli pavarësinë në vitin 2008, pas çlirimit me ndihmën e ushtrive të vendeve aleate të NATO-s. Lufta në Kosovë, përkujtohet shpesh me rastin e përvjetorëve të betejave dhe të rënëve shqiptarë.

Është pikërisht 5, 6 dhe 7 marsi kur në Kosovë përkujtohen viktimat e luftës së fundit në Kosovëë, gjatë përpjekjes për çlirim nga Serbia.  Edhe këtë vit, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të Adem Jasharit, Familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, po organizohet manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Periskopi/

Më poshtë sjellim listat e humbjeve ushtarake dhe civile, shqiptare dhe serbe, në bazë të vendeve:

Shqiptarë civilë të vrarë sipas vendit

Serbë civilë të vrarë sipas vendit

Ushtarë shqiptarë të vrarë  sipas vendit

Ushtarë serbë të vrarë sipas vendit

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme