Microsoft prezanton laptopin e ri Surface Book i7

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Së bashku me lansimin e kompjuterit të ri Surface PC, Microsoft ka debutuar edhe laptopin e ri, Microsoft Surface Book i7.

Surface Book i7 vjen me procesorin më të ri Intel Core i7 dhe poashtu paketon RAM memorie prej 8GB ose 16GB dhe hapësirë ruajtëse prej 256GB ose 1TB.

Laptopi i ri nga Microsoft do të ketë jetëgjatësi të baterisë deri në 16 orë në një dizajn të lëmuar. Gjithashtu pajisja do të ketë dy herë më shumë fuqi procesuese GPU se Surface Book i mëhershëm.

Ekrani i Surface Book i7 ka madhësi prej 13.5 inç të rezolucionit 3000×2000 piksel dhe kartelë grafike NVIDIA GeForce GTX 965M.

Çmimi i laptopit të ri nga Microsoft fillon në 2,399 dollarë deri në 3,299 dollarë, varësisht prej specifikave hardverike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme