Mimoza Kusari – Lila akuzon Pal Lekajn për mashtrime (Video)

E ftuar në intervistën “Saktë” kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se viti i parë i qeverisjes së saj në këtë komunë ka qenë më i vështiri pasi që, sipas saj, ka pasur shumë borxhe të trashëguar dhe situata e rëndë ekonomike në këtë komunë vetëm sa e ka vështirësuar punën.

“Nuk mund të arsyetohet borxhi prej 6 milionë eurove dhe nuk mund të arsyetohet nisja e projekteve kapitale në vlerë prej 20 milionë eurosh, pa buxhet”, ka deklaruar Kusari – Lila duke shpalosur disa parregullsi që i ka gjetur në Komunën e Gjakovës nga pararendësi i saj, Pal Lekaj, të cilin e ka akuzuar për mashtrime.

Kusari – Lila ka folur edhe për përvojën e saj si zëvendëskryeministre dhe ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe për formimin e partisë së re e cila planifikohet të quhet “Alternativa”.

Intervistën e plotë “Saktë” me autor Xhevdet Pozhari mund ta ndiqni të premten në ora 22:15 në portalin Sakte.net dhe në televizionin First Channel./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme