Mimoza Kusari – Lila e vendosur edhe për një mandat në Gjakovë: Përfituam projekte në vlerë prej 33 milionë euro

Sfidë për kryetaren e vetme grua në Kosovë kanë qenë borxhet e shumta të trashëguara në Komunën e Gjakovës të cilat i kanë shkaktuar jo pak telashe me linjat buxhetore.

“Viti i parë i qeverisjes ka qenë viti më i rëndë. Viti 2014 e konsideroj si vitin më të rëndë që e kam pasur në karrierë përgjithësisht për faktin se kanë qenë disa probleme që kam menduar gati se nuk mund të tejkalohen, por të cilat janë tejkaluar fatmirësisht”, ka deklaruar Kusari – Lila në intervistën “Saktë”.

Ajo është shprehur se ka pasur edhe shumë bllokada nga niveli qendror i qeverisjes, ndërsa edhe vonimi i krijimit të qeverisë së re shkaku i ngërçit politik i ka vonuar disa procese të domosdoshme në Komunën e Gjakovës.

“Gjakova falë donatorëve është përfituese e projekteve të mëdha nga Komisioni Evropian, nga Banka Gjermane për Zhvilim, Qeveria zvicerane projekte të cilat i tejkalojnë edhe investimet katër vjeçare të Komunës së Gjakovës. Ne jemi përfitues të projekteve në vlerë prej 33 milionë eurove, ndërsa për investime kapitale kemi përfituar rreth 12 – 13 milionë euro”, ka deklaruar ndër të tjera e para e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

Ajo është shprehur se vitet e para të qeverisjes kanë qenë të koncentruara në stabilizim të buxhetit, ngritje të performancës së shërbimeve, dhe përgatitje të projekteve të cilat së shpejti do të fillojnë të implementohen.

Intervistën e plotë “Saktë” me autor Xhevdet Pozharin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme