Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marr vendim që nga 1 janari 2025 shtetasit e Bosnjë dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës së Kosovës.
Kurti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Qeveria mbrëmë mori vendimin tashmë të paralajmëruar me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës sonë.
Në nëntor janë bërë dy vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në Berlin, si pjesë e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit. Vendi ynë ishte i pari që e kishte ratifikuar këtë marrëveshje në parlament.
Mirësevini në Kosovë!”, shkruan Kurti.