Molliqaj, Kurtit: Hajde flasim sy më sy në televizion

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, e ka ftuar “babën” e partisë, Albin Kurti, në një ballafaqim televiziv.
Molliqaj, në një intervistë në Rubikon të KTV’së, ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet me kryetarin e ri të VV’së, në cilindo emision, në cilindo televizion të vendit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili udhëheq një grup të pjesëtarëve të VV’së që kundërshtojnë udhëheqjen e Kurtit në parti, ka thënë se ballafaqimi i tyre televiziv do të përbënte një mundësi të mirë që ata të adresonin mospajtimet dhe ta përmbyllnin temën e mosmarrëveshjeve.

Megjithatë, Molliqaj ka thënë se nuk beson se Kurti ndan gatishmërinë e tij për të debatuar me të në televizion.

Ish-sekretari i VV’së ka thënë se nëse Kurti nuk është i gatshëm të vijë vetë për të diskutuar me të në një studio televizive, sy më sy, lirisht ta dërgojë një përfaqësues të grupit të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme