MPJ e Rusisë: Ne gjithmonë ndihmojmë Serbinë për ta luftuar Kosovën

Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, Moska është në kontakt të vazhdueshme me Beogradin sa i përket eskalimit të situatës mes Serbisë e Kosovës, shkruan agjencia serbe e lajmeve Sputnik, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht se ne jemi në kontakte të vazhdueshme. Ndërveprimi me Beogradin është shumë intensive sidomos në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e Kosovës që t’i pamundësojmë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë, Alexander Botsan-Kharchenko, drejtor në Departamentin për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, njofton Klan Kosova.

Botsan-Kharchenko shtoi se Beogradi luan rrolin kryesor  në këto përpjekje kundër Kosovës, ndërsa Rusia asiston gjithmonë.

Diplomati rus po ashtu ka lavdëruar “shpirtin konstruktiv, siç e ka quajtur ai, të Qeverisë së Serbisë për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme