MPJ-në e Maqedonisë e merr në pyetje ambasadorin e Shqipërisë

Dje në Ministrinë për Punë të Jashtme të Maqedonisë është marrë në bisedë informative Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Në komunikatën e MPJ-së thuhet se arsyja ‘deklaratat ofenduese të shpeshta dhe komentet nga persona zyrtarë të Republikës së Shqipërisë, drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj’.

‘Në takim është potencuar se deklaratat e Kryetarit të Qeverisë dhe Ministri për Punë të Jashtme të Shqipërisë për dykombësi dhe ndryshimin e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë me ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si ‘Sllavomaqedonas’ është ofendim dhe diskriminim drejt maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë’.

Poashtu është theksuar se mesazhet e tilla janë provokim serioz për mirëfqinjësi të cilën duam ta injorojmë. Ajo çfarë na duhet në rajon, është unifikimi rreth integrimit në BE, zhvillim në sferën ekonomike, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme