Mushkolaj: Prishtinën duhet ta fitojë Shpend Ahmeti, njeriu që i preu fijet e qeverisjes kriminale dhe korruptive

Portali Sakte.net dhe Almakos.com ka filluar një cikël intervistash me njohës të zhvillimeve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ku gara është midis dy pretendentëve për të parin e komunës, Shpend Ahmetin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Derisa analistët Ilir Ibrahimi dhe Valon Syla e kanë konsideruar Shpend Ahmetin si favorit për të fituar garën në komunën e Prishtinës, por pa e përjashtuar edhe mundësinë që situata të kthejë në favor të kandidatit të LDK’së, Arban Abrashi, për analistin Imer Mushkolajn nuk ka diskutim se Shpend Ahmeti do të jetë fitues. Kjo, sipas Mushkolajt, shkaku se qytetarët nuk duan të kthehen kohës së qeverisjes arrogante të LDK – së, e cila qeverisi me Prishtinën për 13 vite me radhë, deklaron ai për portalin Sakte.net

“Besoj se z. Ahmeti do t’ia dalë që ta fitojë Prishtinën edhe një herë. Tashmë nuk është situata sikur në vitin 2013, kur qytetarët dhanë votë kundër arrogancës së Isa Mustafës. Puna e Ahmetit do të vlerësohet, ndërkaq LDK-së nuk duhet t’i jepet mundësia për t’u rikthyer në Prishtinë. Prishtina e sotme është në masë të madhe trashëgimi e qeverisjes së LDK-së për 13 vjet me radhë. Ahmeti ia ka dalë që të presë fijet e qeverisjes kriminale e korruptive”, ka deklaruar Imer Mushkolaj.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm një mandat për të realizuar gjitha planet e parapara, andaj kryetarit aktual të komunës së Prishtinës i duhet dhënë edhe një mundësi.

“Ahmetit i duhet fitorja për të dëshmuar se zgjedhja e tij kryetar në vitin 2013 nuk ishte aksidentale dhe njerëzit atë e votuan për ndryshim. Nuk është i mjaftueshëm një mandat katërvjeçar për t’i realizuar planet e parapara, andaj Ahmetit duhet t’i jepet edhe një shans. Kthimi i Prishtinës nën LDK-në nënkupton kthim prapa”, deklaron Mushkolaj./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme