Mustafa emëron ministër kryetarin “ilegal” të Zveçanit

Rekrutimi i strukturave paralele të Serbisë brenda institucioneve të Kosovës po vazhdon edhe në nivelet e larta qeverisëse.

Të enjten kryeministri Isa Mustafa ka emëruar ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, shkruan sot Koha Ditore.

Ai njëkohësisht ushtron edhe funksionin e kryetarit të komunës paralele të Zveçanit, i emëruar me vendim politik të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Emërimi i tij është bërë në vitin 2015, dy vjet pas nënshkrimit të ashtuquajturës marrëveshje e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ku mes tjerash ishte arritur pajtimi që strukturat paralele të Serbisë të zëvendësohen me organet e dala pas zgjedhjeve që do t’i organizonin në Kosovë.

Më 3 nëntor të vitit 2013 ishin mbajtur për herë të parë zgjedhjet lokale edhe në katër komunat veriore të banuara me popullatë shumicë serbe.

Megjithatë, konstituimi i organeve të reja komunale nuk ndikoi që Serbia t’i shuajë strukturat paralele. Kjo ka bërë që shumë zyrtarë serbë t’i mbajnë nga dy kapela, duke u paguar prej buxhetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme