Mustafa: LDK e hapur për formimin e qeverisë me AAK-në dhe Nismën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka konfirmuar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa e she të pamundur bashkëpunimin me PAN-in, por jo me AAK dhe Nismën.

Mustafa në një intervistë për RTK, ka thënë se çdo marrëveshje me PAN-in, është marrëveshje me Kadri Veslin, pasi ai e përfaqëson atë koalicion, siç e përfaqëson edhe Mustafa koalicionin e LAA, ndërsa tha se Ramush Haradinaj është vetëm kandidat i tyre për kryeministër i PAN-it.
“Ne do të jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë me AAK-në dhe Nismën, kur ata do të tërhiqen nga PAN-i dhe atëherë do t’u themi ulemi të bisedojmë dhe ta formojmë qeverinë”, tha Mustafa.
Ai thotë se nëse PAN-i i ka votat, lë ta bëjnë qeverinë. “Ne do ta pranojmë çdo qeveri e cila formohet në mënyrë demokratike”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka konfirmuar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa e she të pamundur bashkëpunimin me PAN-in, por jo me AAK dhe Nismën. Mustafa në një intervistë për RTK, ka thënë se çdo marrëveshje me PAN-in, është marrëveshje me Kadri Veslin, pasi ai e përfaqëson atë koalicion, siç e përfaqëson edhe Mustafa koalicionin e LAA, ndërsa tha se Ramush Haradinaj është vetëm kandidat i tyre për kryeministër i PAN-it. “Ne do të jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë me AAK-në dhe Nismën, kur ata do të tërhiqen nga PAN-i dhe atëherë do t’u themi ulemi të bisedojmë dhe ta formojmë qeverinë”, tha Mustafa. Ai thotë se nëse PAN-i i ka votat, lë ta bëjnë qeverinë. “Ne do ta pranojmë çdo qeveri e cila formohet në mënyrë demokratike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme