Mustafa Nano për “Danas”: Kosova nuk mund të kthehet më në Serbi

Gazetari nga Shqipëria, i pyetur nga “Danas” i Beogradit” se si i vlerësonte takimet dhe bisedat me kolegun nga Serbia, Zoran Panoviqin, është shprehur se do të dëshironte që me të të mund të bisedonte më shumë për pavarësinë e Kosovës.

Gazeta “Danas” e Beogradit dhe MAPO e Tiranës kanë bërë një marrëveshje për shkëmbim shkrimesh e gazetarësh me qëllim të njohjes më të mirë të ndërsjellë midis dy popujve.

E sa i përket mundësisë së kthimit të Kosovës nën juridiksionin e Serbisë, Nano është shprehur qartë:

“Të jem i drejtpërdrejtë. Serbët që besojnë në idenë e kthimit të Kosovës në të vjetrën, nën juridiksionin e Beogradit, më duken si deluzionistë. Për mua janë dy opsione – që Kosova të mbetet kështu si është tash de facto, shtet e shoqëri e pavarur, më shumicën shqiptare dhe me garancione të plota për respektimin e pakicës serbe, ndërsa opsioni tjetër – ndarja e Kosovës”, është shprehur për “Danas” Mustafa Nano, transmeton Koha.net.

“Opsioni i parë mund të funksionojë me një kusht: Shqiptarët e Kosovës duhet të kiptojnë se të qentë shumicë nuk do të thotë as nuk vetëkupton ndonjë të drejtë që të sundojnë mbi pakicën, por ka për detyrë dhe përgjegjësi që pakicat ta përjetojnë Kosovën shtet dhe vend të tyre. Kosova (në kufijtë aktual) vetëm për shqiptarët nuk mund të mbijetojë. Kosova u takon edhe serbëve që jetojnë atje. Dhe Kosova mund të jetë edhe serbe vetëm brenda këtij opsioni. Sepse opsioni tjetër, sipas të cilit serbët do të merrnin veriun, në këtë mënyrë do të shkëputeshin të gjitha lidhjet me Kosovën. E ajanë serbët të gatshëm për një zgjidhje të tillë?

Nano ka sqaruar bindjen se elitat shqiptare kanë bërë më pak dëm në Ballkan, edhe për shkak të pamundësisë së saj sesa nga një diskonim më i ndershëm.

“Në Serbi në shumicën mbisundon qëndrimi se gjatë luftës serbët ishin viktima, ndërsa shqiptarët agresorë. Në Kosovë, në Shqipëri, por edhe në pjesën më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare të perëndimit ka një vlerësim tjetër, se serbët janë agresorët, shqiptarët viktima, që ishte shkak i bombardimit të Serbisë nga NATO. Por, s’ka dy të vërteta?” – ishte një pyetje.

-Shikoni! Unë kam përkthyer një libër të organizatës Human Rights Watsh, me titull “Under Orders: War Crimes in Kosovo”, e shkruar më 2001. Raporti jep një pasqyrë të plotë dhe të hollësishme të krimeve të kryera në Kosovë. Raporti flet edhe për krimet e kryera nga UÇK-ja (rrëmbimi dhe vrasja e serbëve dhe shqiptarëve) ose mbi dhunën e e shqiptarëve ndaj serbëve pas qershorit të vitit 1999. Mirëpo, më shumë se 90 për qind e faqeve të këtij raporti bën fjalë për krimet e ushtrisë serbe. Dhe kjo krijon idenë e qartë për agresorët dhe viktimat të asaj kohe. Tani dikush mund të ketë plot arsye që të hedhë dyshime në punën e Human Rights Watsh, por pavarësisht kësaj ai mbetet më objektiv sesa qëndrimet e Serbisë, të Shqipërisë ose të Kosovës, u përgjigj Nano.

Në pyetjen nëse e konsideronte të arsyeshëm bombardimin e Serbisë, ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, Mustafa Nano përgjigjet:

-Nuk e di nëse ka qenë e arsyeshme në suazat juridike. Nuk jam ekspertë i kësaj sfere. Por në kuptimin moral mund të diskutohet. Kosova nuk ka resurse natyrore. Nga ky motiv asnjë fuqi e madhe nuk ka pasur interes ekonomik në këtë vend. Përveç kësaj, Perëndimi në këtë konflikt sulmoi një vend të krishterë (Serbinë) dhe u vu në anën e shqiptarëve të Kosovës, që shumica e të cilëve janë të besimit islam. Prandaj, vetëm një motivim moral mund ta bëjë të kuptueshëm këtë situatë. Masakra e Reçakut dhe xhirimet televizive të shqiptarëve që braktisnin shtëpitë e tyre ishin tepër të fuqishme për të lënë indiferent. Ky ka qenë shkaku që një qeveri e majtë që drejtohej nga D’Alema, ose Franca e Jean Jacques Chiracut, e cila nuk mund të akuzohet për antiserbizëm në atë kohë, dhanë pëlqimin për ndërhyrje.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet Serbia të kërkojë falje për krimet e kryerea në Kosovë, Nano theksoi:

-Kërkimfalja publike është akt politik, dhe aktet politike kanë efekte zgjedhore. Prandaj mendoj se nuk e kanë të lehtë autoritetet serbe ta bëjnë këtë gjë. Janë dashur shekuj që të dalë një papë, Papa Pali II që “me përulësi të kërkojë falje” për krimet e bëra në emër të kishës nga njerëzit e kishës. Personalisht nuk pres që kjo kërkimfalje të ndodhë në këtë kohë.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme