Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, sot ka filluar vizitën disaditore në Kosovë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Fillimisht, ajo është takuar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Takimi ka qenë i mbyllur për media, derisa gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me presidentin Thaçi dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Por, përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave.