Napoli nuk ndalet, fiton edhe ndaj Ceremonese

Napoli vazhdon me serinë e fitoreve në Serie A.

Ata mposhtën 3:0 skuadrën e Ceremonese.

Gjatë gjithë takimit ekip më i mirë ishin Napoli, madje shënuan edhe tri herë.

Po rridhte minuta e 32’ kur Khivicha Kvaratskhelia shënoi gol dhe i dha epërsinë liderëve të ligës italiane.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Napolit, pavarësisht që ata krijuan edhe raste të tjera.

Në 45 minutat e dytë sërish më kërkues ishin vendasit dhe shënuan edhe dy herë, shkruan lajmi.

Ishte ylli i skuadrës, Victor Osimhen që në minutën e 65’ dyfishoi epërsinë për Napoli.

Për 3:0 u përkujdes Eljif Elmas i cili realizoi në minutën e 79’.

Ceremonese nuk arritën të bëjnë asgjë ndaj kësaj super skuadre siç është Napoli.

Me këtë fitore skuadra e Luciano Spalettit shkon me hapa të sigurt drejt titullit, ku ka 59 pikë në vendin e parë.

Kurse, Ceremonese ndodhen në vendin e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara gjithsej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme