Mbappe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bayernit

Kylian Mbappe pritet që të grumbullohet për ndeshjen e Paris Saint-Germainit në 1/ e finales në Ligën e Kampionëve, kundër Bayern Munichit.

“Le Parisien” ka raportuar se ylli francez përfundoi sot një pjesë të seancës stërvitore me bashkëlojtarët e tij, të cilët nuk luajtën, apo luajtën pak minuta, në humbjen ndaj Monacos.

Kjo ishte hera e parë, që nga lëndimi i pësuar gjatë fitores së PSG-së kundër Montpellier më 1 shkurt, që Mbappe ka punuar jashtë duke kryer ushtrime të tjera nga ato që janë pjesë e rehabilitimit të tij, madje duke e mbyllur seancën me disa goditje në portë.

Kësisoj, sipas “Le Parisien”, 24-vjeçari pritet që të paktën të jetë në bankën e rezervistëve për ndeshjen ndaj kampionëve gjermanë.

Mediumi francez gjithashtu raportoi se Nordi Mukiele dhe Renato Sanches do të jenë futbollistët e vetëm që do t’i mungojnë parisienëve në ndeshjen e javës së ardhshme.

Kampionët e Francës së fundmi morën sinjale pozitive edhe nga Lionel Messi dhe Marco Verratti, që gjithashtu besohet se do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Bayern Munichit.

Ndeshja e parë mes Paris Saint-Germainit dhe Bayernit do të zhvillohet më 14 shkurt, në “Parc des Princes”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme