Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, mesazhi i kryeministrit Rama: Babai i kinemasë shqiptare, Barba Taqo që jetoi me kokën lart! U prehsh në paqe Grand Maste

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, të cilin e përshkruan si një figurë të pazëvendësueshme të artit kombëtar dhe “babain e kinemasë shqiptare”.


Reagimi i kryeministrit Rama: 

Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart

Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme