Sali Berisha mbërrin në SPAK, pritet nga disa deputetë të PD jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata lidhur me dosjen “Partizani”.


Kryedemokrati u prit nga disa deputetë të PD jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme