Ndërtimtari kurseu 3 milionë dollarë dhe i dhuroi të gjitha për t’u shkolluar 33 të huaj

Dale Schroeder ishte një njeri i thjesht e modest nga Iowa, i cili u ndryshoi 33 personave jetën përgjithmonë.

Schroeder ka punuar si ndërtimtar në të njëjtën kompani për 67 vite ndërsa është rritur i varfër e nuk kishte as grua e as fëmijë të tij, transmeton koha.net.

Shoku i tij Steve Nielsen për Schroderin thotë “Ai shkonte në punë për çdo ditë. Punonte vërtet shumë. Ai ishte kursimtar, ashti si shumë Iowasë”.

Kur ai vdiq në 2005-ën, askush nuk mund ta dinte se sa i pasur ishte Schroederi, “Ai kishte xhinse për kishë dhe xhinse të punës”, ka thënë Nielson.

Schroeder ka kursyer një pasuri të tërë përgjatë viteve. Ai nuk kishte pasardhës, kështu që para se të vdiste, shkoi tek avokati i tij me një plan për parat e tij.

“Ai tha, ‘unë kurrë nuk kam pasur mundësi që të shkoj në kolegj. Kështu që dua ti ndihmoj fëmijët që të shkojnë në kolegj”, thotë Nielsen.

“Në fund, ishte kureshtar the thash, ‘Për sa para jemi duke folur, Dale?’ dhe ai tha, ‘oh për vetëm 3 milionë $ të turpshme’, Unë për pak sa nuk u rrëzova nga karrika”, kujton Nielsen.

Shoqëria e Schroederit ishin të shokuar nga pasuria që ai kishe arritur të kursente, e kështu ishin edhe të huajt që morën parat e tij.

Kira Conard ishte një nga ta. Në shkollë të mesme, ajo kishte notat për të shkuar në kolegj, por jo edhe parat.

“Unë jam rritur në një shtëpi me vetëm një prind, dhe kam pasur 3 motra më të mëdha, kështu që pagesa për të ne të katërta, kurrë nuk ishte opsion”, ka thënë ajo.

E kështu Schroeder pagoi për shkollimin e saj.

Ai ka lënë disa instruksione specifike për mënyrën se si të shpenzohen parat e tij: dërgoni fëmijët e qytetit të vogël të Iowas në kolegj.

“Ai ka dadhur të ndihmojë fëmijët që ishin si ai, që me shumë gjasa nuk do të kishin mundësi të shkonin në kolegj, por të mos ishte ai”, ka thënë Nielsen.

Schroeder u pagoi 33 të panjohurve kolegjin. Grupi, të cilët e kanë quajtur veten si “fëmijët e Dale’it”, janë bërë së bashku gjatë këtij muaji për të nderuar njeriun që i ndryshoi jetën atyre. Ata tani janë doktor, profesor, terapist e shokë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme