Ndërtohet ura më e gjatë në botë për kalimin e këmbësorëve

Ura këmbësore më e gjatë në botë u hap të shtunën në alpet zvicerane pranë qytetit të Zermattit. Struktura me gjatë 494 metra dhe rreth 85 metra e lartë varet mbi luginën Grabengufer.

Bordi i Turizmit në Zermatt pohon se ura është më e gjata në botë, edhe pse një urë e ngjashme në Austri varet rreth 110 metra lart nga toka.

Për ndërtimin e urës u deshën rreth 10 javë ndërsa kabllot peshojnë rreth 7257 kg.

Ura ndodhet përgjatë gjurmës Europaëeg, një rrugë dy-ditore në këmbë midis Zermatt dhe Grachen që ofron një pamje spektakolare të Matterhorn 4,478 metër i lartë.

Ura zëvendëson një urë tjetër të ngjashme, e cila u mbyll në vitin 2010 për shkak të dëmtimit të shkëmbinjve, gjë që e detyroi Alpinistët të ngjiten në 500m poshtë në luginë dhe të ktheheshin përsëri. /k.k/noa.al/ 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme