Qyteti i ‘nemun’ amerikan, digjet qe 55 vjet (Video)

Ky është vendi që askush nuk mund të jetojë. Nxehtësia është si nga Merkuri, ndërsa atmosfera si nga Saturni.

 

Në momentin e djegies temperatura kalon 500 gradë celsius.

Kështu e ka përshkruar shkrimtari David DeKok qytetin e braktisur Centralia në SHBA, i cili po digjet  qe 55 vjet. Gjithçka ka filluar me 27 maj të viti 1962, ku autoritete kanë vendosur të djekin një sasi të madhe të mbeturinave në një vrimë mbas një miniere që është përdorur si depo e mbeturinave.

Aso kohe ka marrë zjarr edhe miniera, ndërsa zjarri në të digjet edhe sot. Askush sot e asaj dite nuk e ka të qartë se si në atë vrimë, aq thellë ndër tokë, ka shpërthyer ai zjarr, ndërsa ekspertët kanë frikë që ky zjarr mund të zgjasë edhe 250 vjet, më saktësisht deri sa nuk mbaron qymyri, shkruan Independent, transmeton gazeatmetro.net

Tymin që e ka lëshuar ky zjarr, kur është matur ka paraqitur kufirin, që do të thotë ka gjene vdekjeprurës. Autoritetet zyrtare i ka kapur paniku, prandaj kanë punësuar grupues të cilëve u është dashur me makina të rënda ta ndalin zjarrin.
Pas disa muajve dhe pas mijëra tonëve tokë të gropuar, ky projekt është ndërprerë për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. Në vitin 1979 qytetarët e kanë kuptuar problemin, ndërsa kur një pronar i një pompe të benzinës ka matur temperaturën në rezervarë i ka dal të jetë 77 gradë celsius.

Dy vite më vonë, një 12 vjeçar për pak sa nuk ra në një grope të thellë 45 metra, e cila është hapur papritmas nën këmbët e tij në oborrin e shtëpisë të tyre. Fëmija ka pasur fatin të shpëtoj, sepse ishte kapur në një degë dhe vëllai i tij e shpëtuar.
Autoritetet amerikane në vitin 1984, kanë ndarë 40 milion dollarë buxhet për qindra familje për shpërngulje nga Centralia.
Deri më tani ka pasur shumë tentime për ta shuar këtë zjarr, po secili ka dështuar. Qymyri po digjet vazhdimisht në mënyrë konstante.

Përndryshe Centralia është një ndër vendet më të pasura me qymyr në botë, por qyteti i sapo zhvilluar industrial po vdes për shkak të avullit nga squfuri dhe nga degradimi i rrugëve si pasojë  e gropimeve  nëntokësore.  Ky qytet më nuk është paraqitur në hartat e reja gjeografike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme