“Ndihmat ndaj Izraelit do të sigurojnë vazhdimin e luftës shkatërruese në Palestinë”

Senatori i pavarur në SHBA, Bernie Sanders, ka kundërshtuar paketën e ndihmës së jashtme që u miratua nga Senati Amerikan për vendet përfshirë edhe Izraelin, me arsyen se ajo do të sigurojë vazhdimin e “luftës shkatërruese” kundër popullit të Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një postim nga platforma e medias sociale X, Sanders ndau arsyet e votimit “kundër” për ndihmën e jashtme.

“Unë votova jo për paketën e ndihmës së jashtme për një arsye të thjeshtë. Tatimpaguesit amerikanë nuk duhet t‘i japin më shumë miliarda dollarë qeverisë ekstremiste të Benjamin Netanyahut që ajo të vazhdojë luftën e saj shkatërruese kundër popullit të Palestinës”, u shpreh Sanders.

Duke tërhequr vëmendjen se në sulmet izraelite deri më tani kanë vdekur mbi 34 mijë palestinezë, Sanders tha se në sulme janë plagosur edhe rreth 77 mijë persona, 70 për qind e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

“Në Gaza janë shkatërruar shtëpitë, infrastruktura, sistemi shëndetësor dhe objektet arsimore. Mjaft tashmë. Nuk ka më shumë para për makinerinë luftarake të Netanyahut”, theksoi Sanders.

Kujtojmë se Senati Amerikan dërgoi në Shtëpinë e Bardhë pasi miratoi paketën e ndihmës së jashtme në vlerë 95 miliardë dollarë, duke përfshirë 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 26 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme