Ndryshime të mëdha: Të gjitha makinat duhet të kenë frenimin automatik

Dyzet shtete të botës sot në Gjenevë janë marrë vesh për propozim-ligjin e ri të Kombeve të Bashkuara mbi instalimin e obligueshëm të sistemit automatik të frenimit (AEBS) në të gjitha makinat dhe automjetet e lehta komerciale, transmeton Gazeta Metro.

Mes teteve të cilat e kanë pranuar këtë propozim ligji është Japonia, si edhe të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

Në mbledhjen e ardhshme në qershor, kur ky ligj të jetë i përfunduar dhe i gatshëm për miratim, shtetet anëtare të OKB-së do të votojnë për pranimin e tij.

Të gjithë ata të cilët e pranojnë këtë vendim do të jenë të detyruar që në të gjithë automobilat e rinj të instalojnë teknologjinë e re, e cila me anë të sensorëve përcjell se sa një objekt (apo këmbësor) është afër automobilit.

Ai sistem do të instalohet në të gjitha makinat dhe automjetet e lehta komerciale, ndërsa do të punojë deri në shpejtësinë 60 km/h sipas parimit të frenimit automatik. Vlerësimet thonë se ky ligj do të ketë ndikim në rreth katër milionë vetura të prodhuara në Japoni dhe 15 milionë në Evropë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme